Anëtarë themeltarë të Miqve të Sharrit:
Qendra për edukim dhe zhvillim
Qendra për edukim dhe zhvillimј (QEZH) është organizatë joqeveritare e cila funksionon në regjionin e Komunës s ë Tearcës nga Dhjetori i vitit 2006, Organizata si grup Qëllimor i ka të rrinjët nga mosha 12 deri 28 vjeç, ndërsa në arritjet e qëllimeve të aktiviteteve të saja çdoherë janë të kyçur të rinjët, arsimtarët, prindërit, institucionet udhëheqëse dhe organizata tjera udhëheqëse.
Klubi malor – Luboten
Klubi Malor Luboten „ Luboten “ – Tetovë është shoqatë vullnetare, masovike, shoqatë jopartiake të qytetarëve, veçanërisht të të rrinjëve dhe ende më të rrinjëve, e cila vepron në drejtim të realizimit të qëllimeve të caktuara dhe detyrave nga lëmia e sporteve malore, rekreacionet sportive, ekologjinë, dhe vënien e turizmit malor.
Shoqata ekologjike maqedonase
Shoqata Ekologjike Maqedonase (SHEM) është e themeluar në vitin 1972. Promovimin e ekologjisë si shkencë dhe kyçjen e saj në arsimin e përgjithshëm, mbrojtja dhe përparimi i ambientit jetësor dhe natyrës dhe promovimi i principit të zhvillimit të qëndrueshëm, me praktikat me të cilat SHEM në kontinuitet përpiqet dhe jep kontribut të përhershëm që t,i fus në të gjitha segmentet e jetës.
Iniciativa për integrime qytetare
Shoqata iniciativa për integrime qytetare është themeluar në shtator 2016 vit, nga një grup entuziastësh nga Gostivari. Punon nëpër shumë fusha, por më aktive është në fushën e ekologjisë dhe mbrojtes së ambientit jetësor. Bëhet pjesë e Miqve të Sharrit në vitin 2019.