Nga viti 2015, Miqtë e Sharrit si rrjetë më aktive të Shoqatave e cila përpiqet për shpalljen e Malit Sharr për Park Nacional, ishte e kyçur në më pak se pesë projekte të përbashjkëta, aktivitetet e të cilave ishin të dedikuar për faktorët lokal dhe publiku më i gjerë. Në mbështetje të aktiviteteve më të rëndësishme në Platformën për gjashtë vitet e kaluara:
- Promocioni publik i platformës, koncert në Qendër të Tetovës (shtator 2015)
- Hulumtimi për vetëdijen e banorëve në lidhje me shpalljen e Malit Sharr për Park Naciuonal PN dhe promocioni i hapur të rezultateve (mars, 2016). Ky ishte hulumtim i parë i këtillë si ekzemplar reprezentues në regjion. 83% nga të anketuarit kanë deklaruar se janë për park naciuonal.
- Konferencë përfundimtare të projektit në kuadrin e së cilës është formuar platforma me pjesëmarrje të faktorëve nacional dhe nga regjioni të kyçur në iniciativën që Mali Sharr të shpallet park nacional PN(maj, 2017)
- Pres-koncerencë kundër ndëtimit të rrugëve në Malin Sharr. (Qershor, 2017)
- Përkrahja në incizimin e filmit dokumentar të agjencionit „VIDI VAKA“ për Malin Sharr ( Qershor, 2017)
- Analiza e platformës dhe raport ppr procesin e formimit të platformës (nëntori2017-maj 2018)
- Projektet e para tërësisht të përgatitura dhe të realizuara nga Platforma Miqtë e Sharrit (mars-maj 2018): „Krijimi i trupit këshillues për regjionin tejkufitar Sharr/Korab-Koritnik“ proces i përkrahur nga GIZ si dhe „Sharri-shtëpia jonë natyrore“, projekt i përkrahur nga IPA 2 CSO mekanizmi.
- Pjesëmarrja në procesin e përpunimit të Vizionit të banorëve lokal për regjionin e Malit Sharr në të gjitha gjashtë komunat me faktor vepruas të ndryshëm nga regjioni e ashtuquajtur „Vizioni i Sharrit 2038 vit“
- Platforma më 2019 vit, fitoi anëtarin e vetë nga Gostivari.
- Oirganizata e konferencës së donatorëve në qershor të vitit 2019, me pjesëmarrje të donatorëve nga vendi dhe Gjermania
- Më vitin 2019, Miqtë e Sharrit e punuan videon e parë të veten me rastin e pesëvjetorit të themelimit të vetë.
- Në fshatin Vicë u organizuae panair tejkufitar „Dita e Malit Sharr“ me qëllim që të promovohen vlerat natyrore dhe kulturore të regjionit
- Në vitin 2020, pjesë nga anëtarët e platformës Miqtë e Sharrit ishi ftuar të organozonin dhe të marrin pjesë në kampanjën publike për shpalljen e Malit Sharr për park nacional në bashkëpunim me MXHSPP dhe UNEP. Në kuadër të kampanjës ishin realizuar mbi 10 aktivitete dedikuar banorëve lokal, ishin përpunuar videa për vlerat natyrore të Malit Sharr dhe shumë materiale tjera promovuese.
- Në periudhën mes viteve 2015- 2021, Miqtë e Sharrit mbetën të përkushtuar në misionin që t,i kultivojnë vlerat tradicionale siç janë varietet lokale dhe traditat dhe mu ashtu ishim organizatorë dhe pjesëmarrës të ngjarjeve të ndryshme siç janë „Dita e groshës“, „Ditët e mjaltit“, ndërsa në projektet tona bashkangjitëm edhe banorë lokal të cilët i kultivuan praktikat tradicionale në kuadër të trajnimeve, Vizita studimore, edukim, këmbim përvojash në regjionin e Sharrit/Korabit-Koritnikut dhe Gjermania.
- Në vitin 2021, organizuam përsëri hulumtim të mendimit lokal të banorëve në lidhje me procesin e shpalljes së Malit Sharr si park nacional, kësaj rradhe në të gjitha fshatrat malore të cilat janë të parapara që të jenë pjesë të kufijve të parkut nacional të ardhshëm.