Nga viti 2015 Miqtë e Sharrit si rrjet më aktive të Shoqatave e cila përpiqet për shpalljen e Malit Sharr për Park Nacional ishte e kyçur në më pak se 5 projekte të përbashkëta të cilat aktivitete ishin të dedikuar për faktorët lokal dhe opinionin më të gjërë. Si shtojcë pjesë e aktiviteteve më të rëndësishme të platformës përgjatë gjashtë viteve të kaluara:
– Promocioni publik i platformës, koncert në qendër të Tetovës (shtator 2015)
– Hulumtimi i ndërgjegjësimit të popullatës në lidhje me shpalljen e Malit Sharr për PN dhe promovim publik të rezultateve (mars, 2016). Ky ishte hulumtimi i parë si shembull reprezentues në regjion. 83% nga të anketuarit deklaruan se janë për Park Nacional.
– Konferenca përfundimtare e projektit në kuadër të së cilës është formuar platforma me pjesëmarrje të faktorëve nacional dhe të regjionit të kyçur në iniciativën Mali Sharr të shpallet për PN (maj, 2017)
– Pres-Konferencë kundër ndërtimit të rrugëve në Malin Sharr. (Qershor, 2017)
– Përkrahje në icizimit të filmit dokumentar të agjencionit “VIDI VAKA” për Malin Sharr ( Qershor, 2017)
– Analiza e platformës dhe raport për procesin e formimit të platformës (nëntor 2017-maj 2018)
– Projektet e para plotësisht të përgatitura dhe të realizuara nga platforma Miqtë e Sharrit (mars-maj 2018): „Krijimi i një trupi këshilldhënës për regjionin e tej kufirit Sharr/Korab-Koritnik“ proces i përkrahur nga GIZ si dhe „Sharri-shtëpia jonë natyrale“, projekt i përkrahur nga IPA 2 CSO mekanizmi.
– Pjesëmarrje në proces të përpilimit të Vizionit të banorëve lokal të regjionit të Malit Sharr në të gjitha gjashtë komunat me faktor të ndryshëm ndikjues mga regjioni i ashtuquajtur” Vizion për Sharrin 2038 vit“
– Platforma për vitin 2019 fitoi anëtarin e vetë nga Gostivari.
– Organizata e Konferencës së donatorëve në qershor të vitit 2019 me pjesëmarrje të donatorëve nga vendi dhe Gjermania
– Më vitin 2019 Miqtë e Sharrit e përgatitën vedeon e tyre të parë me rastin e pesëvjetorit të formimit të saj.
– Në fshatin Vicë u organizua panair tejkufitar „Dita e Malit Sharr“ me qëllim që të promovohen vlerat natyrore dhe kulturore të regjionit
– Më vitin 2020, pjesë nga anëtarët e platformës Miqtë e Sharrit ishin të ftuar që të organizojnë dhe të marrin pjesë në kampanjën Publike për shpalljen e Malit Sharr për Park Nacional në bashkëpunim me MZHSPP dhe UNEP. Në kuadër të kampanjës u realituan mbi 10 aktivitete të dedikuar për banorët lokal, Ishin realizuar disa video incizime për vlerat natyrore të Malit Sharr dhe shumë materiale tjera promovuese
– Në periudhën mes 2015- 2021 Miqtë e Sharrit mbetën të përkushtuar edhe në misionin që të kultivojnë vlerat tradicionale si që janë varietetet lokale dhe traditën dhe ashtu ishim organizatorë dhe pjesëmarrës në manifestime të ndryshme si që janë „Dita e Fasules“, „Ditët e Mjaltit“ ndërsa në projektet tona bashkangjesim edhe banorë lokal të cilët i kultivojnë praktikat tradicionale në kuadër të trajnimeve, vizita studimore, edukim, shkëmbim përvojash në regjionin e Malit Sharr/Korab-Koritnik dhe Gjermani.
– Më vitin 2021, organizojmë përsëri hulumtim të mendimit të banorëve lokal në lidhje me procesin e shpalljes së Malit Sharr si Park Nacional, kësaj rradhe në të gjitha fshatrat malore të cilat janë paraparë të jenë pjesë e kufijëve të Parkut Nacional të ardhshëm.