Kush jemi

Për Miqtë e Sharrit

Iniciativa për shpalljen e Malit Sharr si Park Nacional ka filluar që në vitin  1994. Anëtarë të Shoqatës Ekologjike maqedonase, ishin të kyçur në këtë iniciativë që nga fillimet e saja. Nga periudha  prej vitit 2000-2015 SHEM ralizoi projekte të ndryshme për ruajtjen e natyrës së regjionit të Sharrit si dhe  për kyçjen e faktorëve lokal në procesin e shpalljes së Malit Sharr si Park Nacional. Megjithate të gjitha këto vite bashkangjitja e banorëve lokal në këtë proces ishte e kufizuar ose shumë e vogël. Mu për këto shkaqe SHEM bashkërisht me Euronaturë nga Gjermania dhe në kuadër të projektit „Ruajtja e lloj-llojshmërive biologjike përmes udhëheqjes së përmbajtur me resurset e Malit Sharr“ realizuar nga viti 2015-2018, dhe finansuar nga Fondacioni Federal gjerman për ambientin jetësot (DBU) e iniconte  formimin e “Miqve të Sharrit”  si rrjetë joformal i Shoqatave nga regjioni i Pollogut i cili do ta realizojë kampanjën për përkrahje të inicijativës që Sharri të shpallet si Park Nacional dhe do të sigurojë pjesëmarrje aktive në publik në të gjithë procesin. Platforma ishte e formuar me nënshkrimin e memorandumit për bashkëpunim mes katër organizatave themeluese në maj 2015 vit. Memorandumi i bashkëpunimit është rinovuar në vitin 2020,Ndërsa shoqatat themeluese të  „Miqve të Sharrit“ janë: Shoqata Ekologjike maqedonase nga Shkupi, Klubi Malor „Luboten“ nga Tetova, Qendra për Edukim dhe Zhvillim nga Tearca dhe Iniciativa për Integrime Qytetare –IIQ nga Gostivari.

Detyrat e platformës janë këto:

а) që ta përkrahë procesin e shpalljes së Malit Sharr për Park Nacional,

б) ta përkrahë punën e parkut të ardhshëm nacional në realizimin e detyrave të veta në lëminë e ruajtjes së natyrës, edukimit për ambientin jetësor, aktivitete me  turizëm rural dhe forma të tjera alternative të turizmit, gjegjësiht me publikun si dhe  rreth organizimit të aktiviteteve rekreative, të hulumton dhe të dokumenton,

в) ta ngrit vetëdijen publike për përfitimet të cilat mund t,i kenë banorët lokal nga shpallja e Malit Sharr për park nacional,

г) ta lidh Malin Sharr me rrjetin Ekologjik regjional dhe

д) ta përmirësojë bashkëpunimin me hapsiratt tjera të mëdha të mbrojtura, faktorë për ruajtjen e natyrës, rrjeta të organizatave dhe shoqatave në vend dhe jasht.

Detyrat kanë të bëjnë me  organizimin e  manifestimeve publike, kulturore dhe shkencore të cilat janë të lidhura me Mbrojtjen e Ambientin Jetësor, kufijve, natyrën dhe mbrojtja e llojeve përmes dhënies së këshillave profesionale, zhvillim të turizmit dhe zhvillimit rural, përkrahje logjistike të ngjarjeve lidhur me edukimin për ambientin jetësor, këshilla praktike për masa  për ruajtjen e natyrës si dhe përgatitje dhe shpërndarjen e materialeve edukative dhe publikime  nga puna e Platformës.

Misioni: Misioni ynë është që Mali Sharr të shpallet për hapsirë të mbrojtur, resurset natyrore të shfrytëzohen me kujdes, të kultivohen vlerat tradicionale dhe të zhvillohet ekoturizmi në regjionin e Malit Sharr

Vizioni: Shumëllojshmëria natyrore e ruajtur në harmoni me njerëzit

Slogani: Zyra informativevendëndodhja e platformës gjendet në zyrat  e Qendrëspër edukim dhe zhvillim (QEZH) në Tearcë, objekti i vjetër shkollor 1224 Tearcë