Anketa më e re e realizuar me banorët lokal

Banorët lokal mendojnë se Mali Sharr duhet të shpallet për park nacional, tregoi anketimi më i ri i realizuar në Pollog

Shkup, 30.03.2021 – Gati se njësoj sikur edhe në vitin 2016, rreth 83% nga të anketuarit mendojnë se Mali Sharr duhet të shpallet  për park nacional (në vitin 2021 82,7 % ndërsa në vitin 2016, 83,4 %), tregoi hulumtimi i fundit i mendimit publik i realizuar  në kuadër të projektit të Shoqatës Ekologjike Maqedonase dhe platformës „Miqtë e Sharrit“.

Anketimi tregoi përgatitje të madhe  te banorët lokal për përkrahjen e iniciativës, përkatësisht rreth 80%  nga të pyeturit deklaruan se janë të përgatitur që të nënshkruajnë iniciativë për shpalljen e Malit Sharr për park nacional,, rezultat i i paraqitur në vitin  2016.

Edentike është situata në lidhje me ate se si do të ishin ndryshimet nga shpallja e Malit Sharr për park nacional, përkatësisht 86% nga të pyeturit presin ndryshime pozitive (edhe më  2016 edhe në vitin 2021).

Bëhet fjalë për anketë të realizuar në mars të vitit 2021 të një ekzemplari reprezentues nga  628 të pyeturit në komunat: Jegunovcë, Bogovinjë, Tearcë, Tetovë, Vrapçisht dhe Gostivar, i cili në kuadër të rajonit të pollogut përfshiu dy (2) hapsira urbane (Gostivari dhe Tetova) dhe 38 hapsira rurale. Anketimet në terren u realizuan nga  agjencioni IPSOS, ndërsa analiza është bërë nga Shoqata Ekologjike Maqedonase. Në ekzemplarin janë përfshirë edhe të gjitha fshatrat më të mëdhaja malore në kuadër të kufijve të propozuar të parkut të ardhshëm nacional „Mali Sharr“, ndërsa përqindja e banorëve nga hapsirat rurale të cilët janë përgjigjur pozitivisht në pyetjen ‘a duhet që Mali Sharr të shpallet për park nacional?’ arrinë  75%.

  • Sipas të dyja hulumtimeve nga viti 2016 dhe  2021 mund të konkludohet se kampanjat e deritanishme dhe aktivitetet për njoftim të banorëve lokal me procesin  e shpalljes së Malit Sharr për park nacional kanë patur efekt pozitiv.  Gjithashtu, rezultatet na tregojnë se janë të domosdoshme  aktivitete për edukim në kuadër të shfrytëzimit të qëndrueshëm të resusrseve natyrore nga ana e banorëve lokal, si dhe informacione të cilat  qartë do ta definojnë rolin e zonave të parkut të ardhshëm nacional, deklaroi Frosina Pandurska-Dramiqanin, kordinator i projektit në Shoqatën Ekologjike Maqedonase.

Në hulumtimin e vitit  2016, 86% nga të anketuarit deklaruan se me shpalljen e  parkut nacional „ jetesa “ do të përmirësohet, ndërsa 4%  deklaruan se  nuk do të përmirësohet, përkatësisht do të mbetet e njëjta. Këto ndikime procentuale janë zvogëluar në vitin 2021 ku  68% nga qytetarët mendojnë se „jetesa do të përmirësohet“, përkatësisht, bile  19% nga ata mendojnë se do të mbetet e njëjta. Shikuar në përgjithësi nga ata të anketuar të cilët mendojnë se  jetesa do të ndryshohet, banorët e komunës së Gostivarit (93% nga të gjithë banorët e komunës së Gostivarit) janë në një masë më të madhe optimist, duke vërtetuar se jetesa do të ndryshohet.

Në lidhje me resurset, banorët lokal edhe më tej kanë qëndrim se drutë dhe malet duhet që në mënyrë më të përmbajtur të shfrytëzohet në të gjithë atë rajon. 50% nga të anketuarit deklaruan se më shumë duhet të ruhen drutë, mali dhe bimët, ndërsa kjo përqindje  më vitin  2016 arrinte  në  55%.

Më shumë se gjysma e banorëve e dinë se në parkun e ardhshëm toka mbrohet/shfrytëzohet sipas zonave.

Në vitin 2016 përgjigje më të shpeshta për ate  se çfarë është e ndaluar në zonën e reptë të sigurisë, kanë qenë se  është e ndaluar: gjuetia, të ndërtohet dhe të priten dru. Në hulumtimin e vitit 2021, aktivitetet e njejta janë prezente në theksimet e qytetarëve.

Nga ata të anketuar të cilët janë përgjigjur në pyetjen në ate se çfarë është e lejuar  në zonën e shfrytëzimit të përmbajtur (59%), rreth 120 të anketuar janë përgjigjur se në këtë  zonë  nuk janë të lejuar asnjëlloj  aktivitetesh. Pikërisht ky fakt tregon se në të ardhmen janë të nevojshme aktivitete më të mëdhaja në kuadër të njoftimit të banorëve lokal me aktivitetet e lejuara në zonat e shfrytëzimit të  përmbajtur dhe në zonën e menaxhimit aktiv.

Qytetarët janë të vetëdijshëm për potencialin turistik të Malit Sharr dhe mendojnë se llojet kryesotre të turizmit të cilët do të mundnin t,i zhvillojnë janë: turizmi malor, dimëror, rekreativ dhe sportiv. Drejt zhvillimit të potencialit turistik, qytetarët kanë shfaqur qëndrim pozitiv në lidhje me dhënien e dhomave për turistë, për punë si guida turistike, si edhe për shitje të prodhimeve të qumshtit. Afërsisht të gjithë qytetarët  janë në pajtueshmëri me qëndrimin se në prodhimet e prodhuara  në rajonin e Malit Sharr duan të shkruaj „ Prodhim Ekologjik nga Mali Sharr “.

I gjithë hulumtimi është i kapshëm në këtë link link.